Fansat mbetën të habitur! Dy bukuroshet e njohura kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë (FOTO)

03 nëntor 2022 | 11:07

Mariana Varela, 26 vjeç dhe Fabiola Valentín, 22 vjeç , ishin përfaqësueset e Argjentinës dhe Porto Rikos në konkursin e bukurisë “Miss Grand International 2020”. Të dyja luftuan për titullin e botës ku u pozicionuan te 10 finalistet.

Së fundmi, vajzat i kanë habitur të gjithë me lajmin se ato janë martuar. Këtë herë bukuroshet kanë vendosur ta bëjnë publike lajmin përmes rrjeteve të tyre sociale , ku më parë kishin ndarë disa fotografi së bashku në plazh apo duke bërë një “selfie” para pasqyrës.

Por nuk dihej që lidhja po shkonte aq mirë dhe ish-misset të kurorëzonin dashurinë e tyre në martesë.

“Pasi vendosëm ta mbajmë lidhjen tonë private, ne e zbuluam në një ditë të veçantë. 28.10.22”-shkruanin ato në një postim në Instagram.

Mariana dhe Fabiola kanë kaluar në gjendjen civile në Qendrën Gjyqësore të San Juan de Puerto Rico për të celebruar martesën e tyre.

 

Fansat mbetën të habitur! Dy bukuroshet e njohuraFansat mbetën të habitur! Dy bukuroshet e njohuraFansat mbetën të habitur! Dy bukuroshet e njohura

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 2 nëntor presidentja e vendit, Vjosa Osmani i është…