“Vjosa Osmani injoroi spitalin publik dhe i nënçmoi edhe mjekët”

03 nëntor 2022 | 11:07

Më 2 nëntor presidentja e vendit, Vjosa Osmani i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik (heqja e tëmthit) në spitalin privat ‘Aloka’. Por ky veprim i presidentes për të zgjedhur spitalin privat për operim dhe jo atë publik, ka ngjallë reagime të shumta nga shoqëria civile dhe profesionistët shëndetësorë.

Openionisti Imer Mushkolaj ka komentuar intervenimin kirurgjik të presidentes Vjosa Osmani në spitalin privat në Kosovë.

Ai ka shkruar në “Facebook” se Osmani më 19 tetor vizitoi Klinikën e Onkologjisë në QKUK, ku tha se shëndetësia duhet të jetë prioritet në Kosovë, ndërkaq operacionin e kreu në klinikë private.

“Ajo falënderoi edhe mjekët për punën që bëjnë. Dy javë më vonë, Vjosa Osmani injoroi spitalin publik, i nënçmoi këta mjekë dhe kreu një operacion të thjeshtë në klinikë private. Hipokrizia ka emër”, ka shkruar Mushkolaj.

Zyra e Presidentes së Kosovës ka njoftuar se më 2 nëntor, pas rekomandimit nga mjekët specialistë, presidentja Vjosa Osmani i është nënshtruar një intervenimi të lehtë kirurgjik (heqja e tëmthit), i cili është realizuar me sukses.

Edhe gazetari Berat Buzhala ka komentuar operimin e Osmanit në spital privat, raporton “Epoka e re”.

Ai ka thënë se intervenimi kirurgjik i saj në spitalin privat, Aloka, është ofendim për qindra mjekë që punojnë në QKUK.

“Presidentes i urojme shërim të shpejt. Intervenimi kirurgjik i saj në spitalin privat, Aloka, është ofendim për qindra mjekë që punojnë në QKUK dhe është tallje me mijëra banorë të tjerë të vendit tonë që shërbimet i marrin në sektorin publik”, ka shkruar Buzhala në “Facebook”.

Buzhala ka theksuar se “nëse presidentja nuk i beson spitalit të shtetit çka duhet me thanë të tjerët? Shto këtu faktin që heqja e tamthit është një ndërhyrje e thjeshtë kirurgjike. (Thaçi u pat operuar në kohen e pandemisë në QKUK.)”.

Edhe analisti, gazetari Ilir Mirena, ka thënë se Vjosa Osmani për një ndërhyrje të thjeshtë qenka operuar në një klinikë private. “Nuk i ka besuar sektorit publik të shëndetësisë”, ka shkruar Mirena në “Facebook”.

Ndërkaq kirurgët e Klinikës së Kirurgjisë Abdominale të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) kanë reaguar ndaj operimit të presidentes në një spital privat.

Në reagimin e tyre është thënë se Osmani ka injoruar dhe nënçmuar institucionin publik, pavarësisht se intervenime të tilla kirurgjike kryhen edhe në QKUK që nga nëntori i vitit 1999.

No description available.

No description available.

Por jo njëjtë si Osmani kishte vepruar Hashim Thaçi sa ishte president.

Ai në prill të vitit 2020 i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik endourologjik në Klinikën e Urologjisë në Shërbimin Spitalor Kliniko-Universitar të Kosovës. Lajmin e kishte bërë me dije në atë kohë Presidenca.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot pasdite i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik endourologjik në Klinikën e Urologjisë në Shërbimin Spitalor Kliniko-Universitar të Kosovës. Sipas personelit mjekësor, operacioni ka qenë i suksesshëm dhe presidenti është nën kujdesin e vazhdueshëm të personelit mjekësor profesional”, shkruhej në njoftimin e Presidencës së Kosovës.

Presidenca: Osmani i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Bayern Munchenit, Hasan Salihamidziq, nuk e ka fshehur…