Fansat nga Kosova befasojnë Rita Orën

20 shkurt 2021 | 10:26

Rita Ora pranoi një dhuratë të këndshme nga fansat prej Kosovës.

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka pak ditë që ka publikuar projektin e ri muzikor. Artistja, kësaj radhe vendosi që në videoklip të shfaqej me kostume me motive kombëtare shqiptare.

Së fundi, Rita pranoi një befasi të këndshme në rrjete sociale, disa prej fansave të saj shqiptarë kanë vizatuar fotografitë e artistes nga klipi i fundit.

“Krenaria jonë”, thuhet në postimin, të cilin Rita e ndau me ndjekësit në rrjete sociale.

“Woww! Talenti juaj është i pabesueshëm”, ka shkruar këngëtarja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, ka folur…