Fansat u “çmenden” pas fotos që postoi Kiara në “Instagram”

20 shtator 2023 | 11:26

Pas përfundimit të rrugëtimit të saj në “Big Brother VIP 2”, Kiara Tito ka qenë në çdo moment në qendër të vëmendjes të fansave. Përveç angazhimeve në televizion, moderatorja e njohur është mjaft aktive edhe në profilet e saj në rrjetet sociale.

Ajo ndan me 734 mijë ndjekësit në “Instagram” foto e video të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, ajo ka zbuluar përmes postimeve se ndodhet në Milano, Itali. Madje pak më parë ajo ka postuar një foto në “Instagram” që menjëherë ka marrë vëmendjen e të gjithëve.

Në pozën në fjalë, Kiara shfaqet me partnerin e saj, Luiz Ejlli, duke i dhuruar njëri-tjetrit një puthje. Ata kanë pozuar në Duomo, ndërkohë bashkëngjitur me të ajo ka shkruar disa fjalë të një kënge italiane “A te”, të Lorenzo Jovanotti-t.

E sigurisht që kjo foto ka marrë menjëherë mijëra pëlqime dhe komente, ku fansat i shprehin dashurinë çiftit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Taste Atlas Awards (2022) ka publikuar renditjen e kuzhinave më…