Fansja e “çmendur” e reperit të famshëm, plot 16 tatuazhe me portretin e tij

30 shtator 2020 | 13:55

Plot 16 tatuazhe ka bërë në trup një fanse e reperit me famë botërore, Eminem. Nikki Patterson vendi një rekord të ri me 16 tatuazhet ku ka portrete të reperit amerikan.

35-vjeçarja tani  mban rekordin si personi që ka më shumë tatuazhe të të njëjtit muzikant. Ajo ishte 19-vjeçe kur bëri tatuazhin e parë me portretin e këngëtarit.

Patterson ka gjithsej 52 tatuazhe dhe 28 prej tyre janë Eminem. BBC shkruan se Nikki fillimisht tatuazhoi një diell me një fytyrë të qeshur.

Më pas nisi të përjetësojë imazhin e idhullit të saj në trup. “Kam dëgjuar Stan kur isha 14 vjeç dhe nuk kisha dëgjuar kurrë diçka të tillë më parë,”– tha ajo.

Rekordi zyrtar botëror ishte për 15 portrete dhe Nikki vendosi të shtojë edhe një tatuazh tjetër për reperin.

Fansja e “çmendur” e reperit të famshëm, plot 16

Fansja e “çmendur” e reperit të famshëm, plot 16

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fansa kanë reaguar ashpër pasi zbuluan se Khloe Kardashian është bërë…