Fatmir Limaj: Vota juaj vendos për të ardhmen e Kosovës

07 qershor 2026 | 12:01

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në procesin zgjedhor, duke theksuar rëndësinë e votës në përcaktimin e së ardhmes së vendit.

Përmes një mesazhi drejtuar qytetarëve, Limaj ka deklaruar se kjo është dita kur zëri i secilit qytetar dëgjohet dhe kur vullneti i tyre shndërrohet në vendim për të ardhmen e Kosovës.

“Sot është dita kur zëri juaj dëgjohet dhe vullneti juaj vendos për të ardhmen e Kosovës. Ju ftoj të dilni në votime me qetësi, dinjitet dhe përgjegjësi. Vota juaj ka rëndësi, përdoreni për të ardhmen që dëshironi për veten dhe Kosovën”, ka thënë Limaj.

Ai ka bërë thirrje për një proces të qetë dhe demokratik, duke inkurajuar qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për deputet,…