Fauci: Muajin tjetër mund të bëhet vaksinimi i parë kundër Covid-19

16 nëntor 2020 | 22:36

Gjersa Moderna njoftoi se ka zbuluar një vaksinë kundër coronavirusit dhe se është 94.5 për qind efektive, Dr. Anthony Fauci, mjeku kryesor i sëmundjes infektive të vendit, ka thënë se vaksinimet mund të fillojnë muajin tjetër.

Moderna planifikon të aplikojë në Administratën Amerikane të Ushqimit dhe Barnave për autorizimin e vaksinës pasi të grumbullojë më shumë të dhëna sigurie më vonë këtë muaj, raporton cnn.

Fauci thotë se pret që vaksinimet e para kundër COVID-19 të fillojnë “në pjesën e fundit të dhjetorit dhe jo në ditët e para të muajit të ardhshëm”.

Fillimisht, nuk do të ketë vaksinë të mjaftueshme për të gjithë. Grupet me përparësi më të lartë – që përfshijnë punonjës të kujdesit shëndetësor, të moshuar dhe njerëz me kushte themelore mjekësore – do të marrin vaksinën së pari.

“Unë mendoj se të gjithë të tjerët do të fillojnë të vaksinohen nga fundi i prillit”, tha Fauci. “Dhe kjo do të ndodh në muajin maj, qershor, korrik. Do të duhen disa muaj për të bërë”, pohoi ai.

Ndryshe, Pfizer dhe BioNTecha javën e kaluar kanë raportuar se kanë zbuluar një vaksinë që është efektive po aq sa e Modernas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka…