Favoritët presin fitore

21 janar 2022 | 10:15

Në xhiron e 12-të në Superligën e Femrave, skuadrat favorite presin fitore, të paktën janë favoritë në letër.

Në takimin e parë do të përballen Kastrioti, që ka 11 humbje në 11 ndeshje të zhvilluara dhe Bashkimi, që ka shtatë fitore dhe katër humbje. Skuadra prizrenase shihet favorite në këtë përballje.

Të shtunën, kampionia e Kosovës, Penza do të ndeshet me Vëllaznimin e Gjakovës. Vashat pejane kanë nëntë fitore dhe dy humbje, ndërsa ato kuqezi tri fitore dhe tetë humbje.

Liderja aktuale, Prishtina, që numëron 11 fitore në 11 përballje të zhvilluara, do të sfidohet nga Trepça. Skuadra mitrovicase ka tri fitore dhe tetë humbje.

Superliga e Femrave – Java 12

E premte
12:00 Kastrioti – Bashkimi
E shtunë
14:00 Penza – Vëllaznimi
14:00 Prishtina – Trepça

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Korrektues i Kosovës në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të…