Favre pritet nga drejtuesit e FFK-së

22 maj 2019 | 11:22

Shefi i Divizionit të Federatave Kombëtare të UEFA-s, Thierry Favre

është pritur sot në takim nga drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim demi (kryetar), Bakir Burri (nënkryetar) dhe Eroll Salihu (sekretar i përgjithshëm).

“Gjatë këtij takimi është biseduar për projektet e realizuara deri më tash si dhe për projektet që e presin në të ardhmen FFK-në në partneritet me UEFA-n. Po ashtu, u diskutua edhe për të arriturat dhe për strategjinë katërvjeçare të futbollit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e FFK-së, raporton “Epoka e re”.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një gjykatë spanjolle i ka liruar nga akuzat për plagjiaturë…