Faza e dytë filloi sot, ja kush do të punojë

18 maj 2020 | 08:45

Sot ka filluar faza e dytë e lehtësimit të masave anti-Covid në Kosovë.

Në masat e reja do të ketë hapje më të madhe të ekonomisë dhe lëvizje të shtuar të qytetarëve.

Në fazën e dytë parashihet rihapje e disa bizneseve si:

Floktarët dhe sallonet e ondulimit, stomatologët dhe fizioterapeutët, tregtarët me pakicë dhe tregu i gjelbër, gastronomia (merre-me-vete), transporti hekurudhor, transporti urban dhe ndërurban (me leje të veçanta), qendrat e thirrjeve telefonike (me lista të stafit esencial), si dhe hapja e galerive dhe muzeve.

Qytetarët do të mund të lëvizin katër orë brenda ditës, dy orë paradite dhe dy orë pasdite, sipas shifrës së parafundit në numrin personal të letërnjoftimit.

Ndryshe, faza e parë e lehtësimit të masave kundër koronavirusit në Kosovë filloi më 4 maj, teksa faza e dytë parashihet të zgjasë deri më 1 qershor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet paralajmërojnë për keqpërdorimet prej ekstremistëve të djathtë të protestave…