Faza finale e negociatave me BE-në, Rama: Më 26 maj hapet kapitulli vendimtar

24 maj 2026 | 12:53

Shqipëria pritet të hedhë një tjetër hap të rëndësishëm në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Kryeministri Edi Rama, nga Tokyo bëri të ditur se më 26 maj, në Bruksel, do të hapet zyrtarisht faza përfundimtare e negociatave për anëtarësimin e vendit në BE.

Sipas Ramës, Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri–BE do të shënojë “përmbylljen me sukses të fazës hyrëse të negociatave” dhe nisjen e etapës finale drejt integrimit evropian. Ai e cilësoi këtë moment si një arritje të rëndësishme për Shqipërinë dhe një sinjal të qartë se procesi i anëtarësimit po ecën përpara.

“Pretendimet se Shqipëria ishte e izoluar apo se procesi integrues ishte bllokuar rezultuan të pavërteta”, u shpreh Rama gjatë deklaratës së tij, duke theksuar se vendi po vazhdon normalisht rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Kreu i qeverisë shqiptare nuk kurseu as kritikat ndaj opozitës, të cilën e akuzoi se ka tentuar të dëmtojë imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare përmes protestave dhe tensioneve politike. Sipas tij, këto përpjekje nuk kanë ndikuar në raportet me partnerët evropianë dhe as në progresin e negociatave.

Rama ritheksoi se objektivi i qeverisë mbetet që Shqipëria të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian brenda kësaj dekade, duke e konsideruar integrimin evropian si projektin më të rëndësishëm strategjik për vendin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ardian Gjini po flet në Kuvendin zgjedhor të Aleancës për…