Fazli Hoxha me bashkëpunëtorë nderojnë dëshmorët e Gjakovës

17 maj 2019 | 12:04

Kryetari i Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha me bashkëpunëtorë, me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Gjakovës, kanë bërë homazhe të lapidari “Shokët e Lirisë”.

Hoxha ka thënë se në këtë ditë nderojnë kujtimin e sakrificës të të gjithë veprimtarëve të çështjes kombëtare, heronjve, dëshmorëve dhe martirëve.

“Me rastin e 17 Majit, Ditës së Dëshmorëve të komunës së Gjakovës, bashkë me anëtarë të kryesisë së degës të Nismës Socialdemokrate në Gjakovë bëmë homazhe te lapidari “Shokët e lirisë”. Në këtë përvjetor të çlirimit të Gjakovës, nderojmë kujtimin e sakrificës të të gjithë veprimtarëve të çështjes kombëtare, heronjve, dëshmorëve dhe martirëve, duke u zotuar në vazhdimin e amanetit të tyre, për ta mbrojtur lirinë e fituar me mund dhe gjak, për ta çuar përpara amanetin e tyre që Kosova të jetë e zhvilluar ekonomikisht dhe qytetarët të jenë të sigurt në shtetin që kemi ëndërruar me gjenerata të tëra. Urime Dita e Dëshmorëve Gjakovë!”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Image may contain: 2 people, people standing and outdoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Facebook” ka njoftuar se ka fshirë 265 llogari, faqe dhe…