Fazli Hoxha: Rinia e Nismës në Gjakovë e mobilizuar si asnjëherë më parë për zgjedhjet e 6 tetorit

20 shtator 2019 | 20:13

Kryetari i Rinisë së Nismës Socialdemokrate, Xhemajl Hazizi, ka vizituar të premten rininë e degës së Nismës në Gjakovë, ku temë diskutimi ishte përgatitja për zgjedhjet e 6 tetorit.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe kryetari i degës së Nismës në Gjakovë, Fazli Hoxha, i cili ka thënë se rinia e Nismës në Gjakovë e mobilizuar si asnjëherë më parë për zgjedhjet e 6 tetorit.

“Nisma me liderin e saj Fatmir Limaj deri më tani ka dëshmuar se është parti që promovon dhe u jep hapësirë të rinjve, këtë synim do ta ndjekim edhe në të ardhmen”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e vet në “Facbook”.

Postimi i plotë i tij:

Rinia e Nismës në Gjakovë e mobilizuar si asnjëherë më parë për zgjedhjet e 6 tetorit

Ishim të nderuar të presim në vizitë kryetarin e Rinisë së Nismës Socialdemokrate, Xhemajl Hazizi, i cili sot zhvilloi takim me rininë e degës së Nismës në Gjakovë, ku temë diskutimi ishte përgatitja për zgjedhjet e 6 tetorit.
Rinia e Nismës Socialdemokrate në Gjakovë është mobilizuar si asnjëherë më parë për t’i sjellë një rezultat të madh Nismës në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.
Nisma me liderin e saj Fatmir Limaj deri më tani ka dëshmuar se është parti që promovon dhe u jep hapësirë të rinjve, këtë synim do ta ndjekim edhe në të ardhmen.
Rinia është e ardhmja e këtij shteti.
Bashkë për Shtetin me Fatmir Limajn Kryeministër
#NISMA-AKR-PD 122

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Bajram Hasani ka thënë…