Fazli Hoxha: Strukturat e Nismës në Gjakovë i dhanë mbështetje të fuqishme Limajt për kryeministër

17 shtator 2019 | 00:00

Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe kandidati për kryeministër Fatmir Limaj ka  marrë pjesë në prezantimin e kandidatëve për deputetë nga komuna e Gjakovës.

Pas këtij tubimi që u mbajtë në Gjakovë, kryetari i degës së Nismës në këtë qytet Fazli Hoxha përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se strukturat e Degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë i dhanë mbështetje të fuqishme liderit Fatmir Limaj për kryeministër të ardhshëm në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Nga ky tubim me struktura, i premtuam liderit Limaj se fryma socialdemokrate do të shtrihet edhe më fuqishëm në çdo lagje dhe fshat në Gjakovë, që fitorja e Nismës të jetë e madhe më 6 tetor”, ka shkruar Hoxha.

Shkrimi i plotë i tij:

Strukturat e Degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë i dhanë mbështetje të fuqishme liderit Fatmir Limaj për kryeministër të ardhshëm në zgjedhjet e 6 tetorit.

Në tubimin që patëm në Gjakovë me rastin e prezantimit të kandidatëve për deputetë nga kjo komunë, ku qe i pranishëm edhe z. Limaj, anëtarë tjerë të kryesisë së Nismës Socialdemokrate në qendër dhe kandidatë për deputetë, kandidati ynë për kryeministër z. Fatmir Limaj paraqiti prioritetet e tij për drejtimin e qeverisë së ardhshme pas 6 tetorit dhe platformën politike, ekonomike dhe sociale të Nismës Socialdemokrate për qytetarët e Gjakovës.

Nga ky tubim me struktura, i premtuam liderit Limaj se fryma socialdemokrate do të shtrihet edhe më fuqishëm në çdo lagje dhe fshat në Gjakovë, që fitorja e Nismës të jetë e madhe më 6 tetor.

Qytetarët e Gjakovës kësaj here kanë rastin më të mirë që më 6 tetor ta mbështesin programin e koalicionit Nisma-AKR-PD, kandidatin për kryeministër të Republikës së Kosovës, liderin tonë Fatmir Limaj dhe pesë kandidatët për deputetë të Nismës nga Gjakova, mua me numër 32, Violeta Dema 51, Erjona Rama 54, Luan Dinaj 85 dhe Edmond Dushi 89.

#Bashkë për shtetin me Fatmir Limajn Kryeministër

Na priftë e mbara me fitore të radhës!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumë prej tifozëve të Liverpoolit janë të bindur se trajneri…