Fazli Hoxha: Ushtria e Kosovës po bëhet

03 tetor 2018 | 12:15

Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Fazli Hoxha, ka mirëpritur miratimin e projektligjeve për transformimin e FSK-së në Komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Me këtë rast, ai ka thënë se ushtria e Republikës së Kosovës po bëhet dhe sipas Hoxhës, ajo do të jetë garanci për paqe në rajon.

Me transformimin e FSK-së, Hoxha ka theksuar se po realizohet ëndrra e atyre që kanë ranë dëshmorë që Kosova të jetë shtet i pavarur dhe me ushtri e cila do ta mbrojë integritetin territorial të vendit.

“Tri Projektligjet për FSK-në: Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes; Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës; dhe Projektligji për Shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës, paskan marrë sot përkrahjen e anëtarëve të Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ushtria e Kosovës po bëhet. Ajo do të jetë garanci për paqe në rajon dhe aleate e NATO-s. Kështu, po realizohet ëndrra e gjithë atyre që ranë dëshmorë që Kosova të jetë shtet i pavarur, me ushtri të saj, e cila do ta mbrojë integritetin territorial të vendit”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli në…