Fazli Hoxha viziton konviktin “Sadik Stavileci” në Gjakovë

01 tetor 2021 | 13:41

Kandidati i Nismës Socialdemokrate për kryetar të Komunës së Gjakovës, Fazli Hoxha, ka vizituar konviktin “Sadik Stavileci” në Gjakovë, ku së bashku me bashkëpartiakë ka parë nga afër kushtet që ofron ky konvikt për studentët.

“Në qeverisjen tonë do të shohim mundësitë për të ndihmuar më shumë këtë konvikt, sepse duke u ofruar kushte të mira studentëve për banim dhe qëndrim, ata do të kenë më lehtë të studiojnë”.

“Gjithashtu do të shohim mundësitë që të rrisim kapacitetet e konviktit për pranimin e një numri më të madh të studentëve – duke zgjeruar këtë objekt. Nuk do të ndalem në realizimin e këtij premtimi që studentëve t’u ofrojmë akomodim të mirë në konviktin ‘Sadik Stavileci’”, ka thënë Hoxha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tridhjetë e nëntë shkolla janë duke e organizuar mësimin në…