Fazli Hoxha, Vuçiqit: Limaj për kryenegociator ka marrë vulën e Qeverisë së Republikës së Kosovës

08 shtator 2018 | 09:19

Kryetari i Degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë dhe anëtar i Kryesisë, Fazli Hoxha, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit serb se nuk e pranojnë zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj kryenegociator në bisedime.

Hoxha përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se “kjo deklaratë e Vuçiqit ka qenë e pritshme, Limaj është lider që nuk bën kompromise të dhimbshme, dhe sigurisht se Vuçiqit i pengon kjo”.

“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, paska deklaruar se nuk e pranojnë zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj për kryesues të delegacionit negociator të Kosovës në bisedime. 

Kjo deklaratë e Vuçiqit ka qenë e pritshme, Limaj është lider që nuk bën kompromise të dhimbshme, dhe sigurisht se Vuçiqit i pengon kjo.

Por Vuçiqi duhet ta rifreskoj trurin, Kosova sot ka institucionet e saja. Fatmir Limaj për kryenegociator ka marrë vulën e Qeverisë së Republikës së Kosovës!”, ka shkruar Fazli Hoxha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftohen të gjithë maturantët e Komunës së Junikut të cilët…