Fazliu nuk arrin ta fitojë medaljen e bronztë

17 prill 2021 | 17:32

Laura Fazliu është ndeshur me Sanne Vermeer për medaljen e bronztë. Fazliu është ndeshur me holandezen, Sanne Vermeer në kuadër të Kampionatit Evropian të Xhudos në Lisbonë.

Fazliu kishte arritur deri në çerekfinale ku arriti të mposhtë italianen Maria Centracchio.

Nga luftat kokë më kokë, holandezja kishte mundur një herë kosovaren.

Por, Vermeer arriti ta mposhtë brenda disa sekondave Fazliun me IPPON, ku me një lëvizje fantasike triumfoi ndaj Laurës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arkivoli i Princit Philip është vendosur në kupolën mbretërore në…