Fazliu: Nuk mund të ikja nga Drita pa e kthyer titullin

10 qershor 2021 | 14:51

Astrit Fazliu e ka vazhduar edhe për një vit kontratën me ish-skuadrën kampione, Drita nga Gjilani.

Sulmuesi ferizajas pas vazhdimit të kontratës ka thënë se nuk ka mundur të ik nga ky klub pa e rikthyer titullin kampion.

“Tashmë besojë që të gjithë e dinë se çfarë klubi është Drita dhe as që kam menduar dy herë për të vazhduar. Më ngelet peng që nuk arritëm ta mbrojmë titullin këtë vit, andaj nuk mund të iki pa rikthyer titullin te klubi më korrektë dhe më profesionist. Faleminderit të gjithëve për besimin që kanë në mua, dhe do të mundohem që me punë dhe angazhim ta shpërblej klubin me trofe në fund të vitit”, ka thënë Fazliu.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Peshkopi Teodosije i Dioçezës së Rashkës dhe Prizrenit ka mbajtur…