FBI-ja publikon dokumentet rreth hetimeve për përfshirjen ruse në zgjedhje

22 korrik 2018 | 12:25

Byroja e Hetimeve Federale (FBI) ka publikuar dokumente që lidhen me përgjimet e kampanjës së këshilltarit të Donad Trump për dyshimet mbi ndikimin rus në zgjedhjet presidenciale në SHBA më 2016.

Raporti voluminoz me 412 faqe, i referohet Carter Page, që dyshohet se kishte bashkëpunuar me qeverinë ruse. Dokumentet u bën publike pas presionit nga shumë media.

Po ashtu, FBI-ja ka raportuar se beson që Page ishte cak i rekrutimeve nga Qeveria ruse.

Page ka mohuar deklarimet se ishte agjent rus dhe nuk është dënuar për asnjë krim. Ai la kampanjën e Trump në shtator të vitit 2016 pas raportimeve të takimeve të tij me rusët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nga njerëzit më të pafat të këtij sezoni, pa…