FBK-ja dhe Ylli paralajmërojnë spektakël basketbolli

06 shkurt 2018 | 14:25

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) së bashku me KB Golden Eagle Ylli sot kanë organizuar konferencë të përbashkët për media në zyrat e FBK-së, me ç’rast i kanë shpalosur detajet e “Final 8” të Kupës së Kosovës.

KB Golden Eagle Ylli është organizator i kësaj ngjarje madhështore, pasi që ditë më parë i ka plotësuar të gjitha kushtet e parashtruara në konkursin e shpallur nga FBK-ja.

Të pranishëm në konferencë ishin Elvira Dushku, sekretare e Përgjithshme e FBK-së dhe Naim Berisha, kryetar i KB Golden Eagle Ylli, me ç’rast edhe e kanë nënshkruar kontratën në të cilën përshkruhen në detaje obligimet e organizatorit të “Final 8”.

“Final 8” i Kupës së Kosovës do të zhvillohet prej 28 shkurt deri më 4 mars në palestrën “13 Qershori” në Therandë.

Më 28 shkurt do të luhen dy ndeshje çerekfinale, Rahoveci-Kerasan Prishtina dhe Golden Eagle Ylli-Borea, kurse më 1 mars në program janë dy takimet tjera çerekfinale, Sigal Prishtina-Kalaja dhe Bashkimi-Trepça. Më 2 mars do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale, kurse më 4 mars finalet në të dyja konkurrencat. Ceremonia hapëse e “Final 8” të Kupës së Kosovës do të bëhet të mërkurën.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sport, Inovacion dhe…