FBK-ja vendos për vendin se ku do të mbahet Kupa e Kosovës

24 janar 2023 | 11:10

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur më të hënën  në Prishtinë ka shqyrtuar situatën aktuale në basketbollin e Kosovës.

Më këtë rast FBK-ja e ka miratuar: raportin e punës të FBK-së për vitin 2022, planin e veprimit për vitin 2023, planin e marketingut dhe komunikimit 2023, planin financiar për vitin 2023. Në këtë mbledhje poashtu është vendosur që kuvendi i punës i FBK-së të mbahet më 22 mars në Prishtinë, kurse janë miratuar propozicionet e garave të Kupës së Kosovës 2022/23 dhe është vendosur që Kupa të mbahet në Rahovec nga 15 deri më 19 shkurt.

“‘Final 8’ Kupa e Kosovës të organizohet në palestrën ‘Mizahir Isma’ prej 15 deri më 19 shkurt nga KB Rahoveci me këto kushte: Do të lejohen shikuesit në palestër, por vetëm në mënyrë jo të organizuar, si dhe pa simbole dalluese, biletat duhet të blihen vetëm me letërnjoftime, kërkesë për prokuror kujdestar për të qenë në palestër në datat e organizimit të eventit, si dhe vënia në funksion e kamerave në palestër. Si dhe masa të larta të sigurisë, duke përfshirë këtu Policinë e Republikës së Kosovës dhe Sigurimin Privat”, thuhet në njoftimin e FBK-së.

Federata e Basketbollit e ka miratuar propozimin për ristrukturim të zyrës ekzekutive të FBK-së (ndarja në departamente) dhe janë miratuar ndryshimet në rregulloren për organizim të brendshëm të FBK-së. Ndërsa janë emëruar përzgjedhësit e përfaqësueseve të reja të Kosovës. Ndërsa shpallja e Laureatëve në basketboll për vitin 2023 të bëhet në muajin dhjetor.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtarët e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës kanë…