FC Kosova Düsseldorf – fituese e kupës së klubeve shqiptare në Gjermani për vitin 2024

01 prill 2024 | 21:00

Në Stukenbrock, në organizim të Federatës së Futbollit Shqiptar në Gjermani, në bashkëpunim me FC Kastrioti Stukenbrock  gjatë uikendit të kaluar, me 30 e 31 mars 2024, u mbajt gara për Kupën e Republikës së Kosovës në futboll për Gjermani për vitin 2024.

Pas përgatitjeve disamuajshe, Kryesia e FFSHGJ kishte arritur që sivjet të organizojë mjaft mirë këtë garë më masovike të futbollit shqiptar jashtë atdheut. Ishte kjo hera e 30-të që mbahet kjo garë, organizuar nga FFSHGJ, kurse fituesi i saj në bazë të marrëveshjes me FFK (Federatën e Futbollt të Kosovës) dhe UKSHFZ (Unioni i Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër) zhvillon ndeshje kundër klubit fitues të Kupës së Kosovës në Zvicër, garë që orgnaizohet nga UKSHFZ. Pastaj fituesi i ndeshjes mes klubeve nga Gjermania dhe Zvicra takohet me klubin fitues te Kupës së Kosovës.

Në garën e sivjeme morën pjesë 6 klube shqiptare me 7 ekipe. Në fazën e parë garat u zhvilluan në sistem pikësh, ku ekipet ishin ndarë në dy grupe. Për këtë garë ishte paraqitur edhe FC Kosova München, porse vetëm një ditë para garës ajo u tërhoq nga garat duke mos udhëtuar fare në Stukenbrock, prandaj edhe Komisioni i garave nuk bëri ndryshimin e shortit, i cili ishte hudhur një javë më heret. Poashtu edhe KF Kosova Bielfeld pas ditës së parë u tërhoq nga garat duke mos luajtur fare në çerkefinale.

Në fazën e parë të garave kur ato u zhvilluan me sistem pikësh u arritën  këto rezultate:

GRUPI A

FC Kastrioti Stukenbrock-FC Kosova Frankfurt 2:1

KF Kosova Bielefeld-FC Kosova Düsseldorf 0:3

FC Kosova Düsseldorf-FC Kosova Frankfurt    3:2

KF Kosova Bielefeld-FC Kastrioti Stukenbrock 0:5

FC Kosova Frankfurt-KF Kosova Bielefeld    7:0

FC Kastrioti Stukenbrock-FC Kosova Düsseldorf 0:0

Tabela

1.FC Kastrioti Stukenbrock 3-2-1-0-7:1 7

2.FC Kosova Düsseldorf 3-2-1-0-6:2 7

3.FC Kosova Frankfurt 3-1-0-2-10:5 3

4.KF Kosova Bielefeld 3-0-0-3-0:15 0

GRUPI B

SC Drita Kosova Kornwestheim  Shqiponjat e Frenzit 2:0

FC Kosova München  FC Kastrioti Stukenbrock II 0:3 (Z)

FC Kastrioti Stukenbrock II-Shqiponjat e Frenzit    1:1

FC Kosova München – SC Drita Kosova Kornwestheim 0:3 (Z)

Shqiponjat e Frenzit – FC Kosova München 3:0 (Z)

SC Drita Kosova Kornwestheim – FC Kastrioti Stukenb. II 4:0

Tabela

1.SC Drita Kosova Kornwesth. 3 3 0 0 9:0 9

2.Shqiponjat e Frenzit 3 1 1 1 4:3 4

3.FC Kastrioti Stukenbrock II 3 1 1 1 4:5 4

4.FC Kosova München 3 0 0 3 0:9 0

Ndeshjet e çerkfinalës:

FC Kastrioti Stukenbrock – I LIRË      

Shqiponjat e Frenzit – FC Kosova Frankfurt  3:2

SC Drita Kosova Kornestheim – E LIRË       

FC Kosova Düsseldorf – 3B FC Kastrioti  Stukenbrock II  7:0

Ndeshjet gjysemfinale:

FC Kastrioti Stukenbrock- Shqiponjat e Frenzit 3:0     

SC Drita Kosova Kornwestheim-FC Kosova Düsseldorf 0:2     

Për vend të tretë (Njëmbëdhjetmetershat):

Shqiponjat e Frenzit-SC Drita Kosova Kornwestheim 4:1   

Finalja:

FC Kastrioti Stukenbrock-FC Kosova Düsseldorf 0:1

Më të mirët në garën për kupën e Kosovës në Gjermani për vitin 2024

Vendi I: FC Kosova Düsseldorf

Vendi II:  FC Kastrioti Stukenbrock

Vendi III:  Shqiponjat e Frenzit

Vendi IV:  SC Drita Kosova Kornwestheim

Ekipi më Fair Play: FC Kastrioti Stukenbrock II

Futbollisti më i mrë: Leon Morina (Stukenbrock)

Portieri më i mirë: Leon Hasani (Düsseldorf)

Golashënuesi: Joshua Sumbunu (Düsseldorf)

Sipas rezultateve të arritura në grupe, në çerekfinale dhe në gjysëmfinale, në ndeshjen finale u takuan FC Kastrioti Stukenbrock dhe FC Kosova Düsseldorf, ndeshje e cila u transmetua drejtpërdrejt në TV Diaspora.

Të dy ekipet në këtë garë treguan futboll cilësor dhe sikurse në ndeshjen që e zhvilluan në grup (në fazën e parë ishin në të njëjtin grup) ashtu edhe në ndeshjen finale ishin kundërshtarë shumë të barabartë, por në bazë të rasteve të volitshme për shënim gjendja ishte 3:2 për Kastriotin, porse asnjërin nga ato raste asnjëri ekip nuk arriti të konkretizojë në gola.

Derisa ndeshja e parë mes Kastriotit nga Stukenbrock i cili ishte fitues i kësaj gare nga viti i kaluar dhe FC Kosova Düsseldorf u mbyll pa gola, edhe ndeshja finale ishte gati të mbyllet me rezultat të barabartë e që do të duhej të luheshin vazhdimet, porse në sekondat e fundit të takimit në gjashtëmbëdhjetëshin e Kastriotit një sulmues i Düsseldorfit u ndal në mënyrë të palejuar me çka u fitua gjuajtja e dënimit nga e cila golashënuesi më i mirë i garës Joshua Sumbubu  ishte i sakt duke mposhtur portierin shumë të mirë të Kastriotit, Feim Statovcin. Dhe pas këtij goli nga gjuajtja e dënimit as që kishte kohë më të niset topi nga qendra pasi ndeshja u mbyll, më çka FC Kosova Düsseldorf u bë fituese e kësaj gare.

Ndeshjet e kësaj gare i gjykuan: Rexhep Potoku, Naim Gela, Andre Pecher, Dima Kleemann, Luca Sundermeier, Justin Herney, Miroslav Djorgjevic, Philip Schäfer, Nils Kosfeld, Sven Klings, Roman Kuhn, Fedor Stasuk dhe Maximilian Lohmeier. Kurse e gjithë gara u përcoll nga TV Diaspora.

Me të mbaruar ndeshja finale, organizatori i kësaj gare, FFSHGJ, për më të mirët ndau kupa, medalje e mirënjohje, të cilat u ndanë nga Ruzhdi Statovci, kryetar, Enver Muzliukaj, nënkryetar e Mustafë Bellaina, anëtar të Kryesisë së FFSHGJ, dhe Miftar Dragidella (kryetar) e Sylë Fetaj (anëtar) të Komisionit të garave.

Me pranimin e kupave, mirënjohjeve dhe medaljeve të arta futbollistët, shtabi teknik dhe udhëheqësia e FC Kosova Düsseldorf filluan festimin e këtij triumfi, i cili ishte i merituar.

https://l.facebook.com/l.php?u=https%3A%2F%2Fwww.youtube.com%2Fwatch%3Fv%3D0yz2h3E0ifE%26fbclid%3DIwAR3lk0wmDLa8POyrhD8CvBzomORLI4T5suIl1ZAwth9Kd_bh2iO8FsVrzpg_aem_AXRIE_a-VM2eMljkUMHPu5qYu1uAEBOPeHZbfmtdhw7AnkaBpAm5dmFE8UTD-hqQX_JIPJQCcGcmQ77MFOMl0J_x&h=AT2SCydmjLRn9rbz7ieme6F_wx7LJ1n5iJcbznA-C6zBEjFWJnphfzgeZhcwKL5g6wXqsw826e0YdETEsbsKGrzaFT8pOTXmIKj4iwhQFjlOB_v_p0nWa8F6tZCoaIjVSYAzMsSrpb7Uef9WpFCP&__tn__=-UK-R&c[0]=AT0kV9uPCYkNTJyEya8Cu3j2hhHajWFAZ-ZWyOb8OykIeu-F6wG1v6jbGStmbBmcqpx2lJW65EX0pNcDXpHDJi8QQRUaW1I4Eeb8zmUllNo17ZpRLotqxLJTRtYWYpp8ENv7xGTCsi75BwcJb3L9_Cb4itYsw5fQFGqrlfBqN7bziT2TT34U

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Jo vetëm në Kosovë, por në gjithë Ballkanin po fryjnë…