FC Liqeni, fituese e Kupës së Kosovës në futsall

14 prill 21:05

Skuadra e futsallit FC Liqeni ka arritur ta fitojë Kupën e Kosovës në futsall, pasi në finale mposhti FC Liburnin me rezultat 5:3 e cila u zhvillua në Pallatin e Rinisë në kryeqytet.

Rrugëtimi i ekipit nga Drenasi nuk ishte i lehtë pasi është përballur me skuadra nga Superliga.

FC Malisheva, FC Peja dhe Mabetex Prishtina ishin kundërshtarët të cilët i mposhtën për të arritur në finale, njofton Klan Kosova.

Kujtojmë se ky është viti i parë në Superligë për FC Liqenin, prandaj dhe ky trofe ka veçanti të madhe për klubin që u themelua në vitin 2019.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
SHBA do të vazhdojë të mbështesë Afganistanin edhe pas tërheqjes…