FC Phoenix transferon katër futbollistë  

17 janar 2022 | 16:07

FC Phoenix-Banjë ka transferuar katër futbollistë, në mesin e tyre edhe futbollisti i dëshmuar në futbollin e Kosovës, Lulzim Doshlaku.

Transferet tjera të skuadrës nga Banja e Pejës janë edhe Eldar Kelmendi, Altin Shala dhe Granit Pelaj, raporton “Epoka e re”.

“Transferimi i radhës nga FC Phoenix-Banjë është mbrojtësi me shumë përvojë në futbollin kosovar Lulzim Doshlaku nga KF Feronikeli. Poashtu ekipi ynë ka nënshkruar edhe me 3 lojtar të rinj: Eldar Kelmendi, Altin Shala dhe Granit Pelaj”, ka njoftuar FC Phoenix-Banjë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pensionohet nga Forcat e Sigurisë së Kosovës, gjeneralbrigade Xhevahir Geci.…