FC Prishtina 01 kualifikohet në ‘Main Round’ në Ligën e Kampionëve në futsall 

26 gusht 2023 | 19:31

Kampioni i Kosovës në futsall, FC Prishtina 01 është kualifikuar në ‘Main Round’ të Ligës së Kampionëve, pasi në turneun paraeliminator që u zhvillua në Poloni, ka arritur t’i mbyllë garat si lidere e grupit.

Pas fitoresve ndaj skuadrës islandeze, Ísbjörninn (11:1) dhe ndaj asaj norvegjeze Utleiras (5:1), skuadra kryeqytetase ka barazuar 1:1, në ndeshjen e fundit të grupit ndaj skuadrës polake që ishte edhe nikoqire e turneut, KSC Lubawa.

Të parët në epërsi kaluan polakët me golin e Kacper Sendlewskit, në minutën e 8-të, por baraspeshën në rezultat e riktheu Drilon Maxharraj, në minutën e 15-të. Më pas u zhvillua lojë e fortë dhe me rivalitet të skajshëm nga të dyja ekipet, por kampioni ynë arriti ta menaxhojë lojën dhe rezultatin i cili ia siguroi pozitën e parë në Grupin D dhe kualifikimin tutje.

Ndeshjet në “Main Round” do të zhvillohen nga 24 deri më 29 tetor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kenan Sinani shpall te pavleshme diplomen e shkolles se mesme…