FC Prishtina konfirmon largimin e dy futbollistëve

03 qershor 2021 | 13:09

Dy futbollistë të njohur janë larguar nga kampionia e Kosovës në futboll, Prishtina. Bëhet fjalë për Mërgim Pefqelin dhe Enis Gavazajn.

May be an image of 2 njerëz, people standing, people playing football dhe ambiente të jashtme

“Dy futbollistët, Mërgim Pefqeli dhe Enis Gavazaj, pas skadimit të kontratës janë futbollistë të lirë. FC Prishtina i falënderon përzemërsisht për kontributin e dhënë për skuadrën, sidomos në vitin që klubi do të mbaj gjatë në mend. Pefqeli për Prishtinën këtë edicion ka regjistruar 20 ndeshje në tre garat zyrtare duke shënuar 4 gola dhe 2 asistime, kurse Gavazaj te Prishtina ishte aktivizuar për herë të dytë gjatë këtij sezoni pas transferit nga Kukësi duke regjistruar 14 ndeshje në kampionat dhe kupë dhe duke shënuar 2 gola e 1 asistim”, thuhet në njoftimin e FC Prishtina.

Pefqeli vjen nga shkolla e futbollit të klubit kryeqytetas, kurse me skuadrën e parë gjithsejtë ka regjistruar katër sezone, 2016-2019 dhe 2020/21 duke zhvilluar 103 ndeshje zyrtare, 15 gola dhe 4 asistime.

Ndërsa Gavazaj, së pari ishte pjesë e Prishtinës në edicionin 2012/13 kur ishte transferuar nga Liria e Prizrenit e pastaj nga Prishtina në Gent të Belgjikës. Në dy edicione, 2012/13 dhe 2020/21, Gavazaj me Prishtinën ka regjistruar 36 paraqitje zyrtare, 3 gola dhe a 2 asistime.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Greqia pritet t’i japë Shqipërisë 20 000 vaksina kundër koronavirusit.…