FC Prishtina: Lamtumirë Çiro!

08 shkurt 2023 | 13:44

Sot në mengjes ka ndërruar jetë ish-trajneri i famshëm i Prishtinës, Miroslav Blazheviq.

Çiro ka qenë trajner i Prishtinës në stinorin pranveror të edicionit 1984/85 në ish-ligën federative të ish-Jugosllavisë.

“Ai erdhi te Prishtina si shpëtimtar dhe si i tillë u largua derisa e drejtoi gjeneratën e artë të Prishtinës”, thuhet në reagimin e FC Prishtina pas vdekjes se Blazheviqit.

Njoftimi i plotë i FC Prishtina:

?????????̈ ?̧???!?️?

Trajneri i mirënjohur kroat, Miroslav Blazheviq ka ndërruar jetë të martën.

Blazheviq i njohur si Çiro ka qenë trajner i Prishtinës në stinorin pranveror të edicionit 1984/85 në ish-ligën federative të ish-Jugosllavisë.

Ai erdhi te Prishtina si shpëtimtar dhe si i tillë u largua derisa e drejtoi gjeneratën e artë të Prishtinës.

Blazheviq e udhëhoqi me shumë pasion e dashuri Prishtinën në vitet e vështira të popullit tonë nën okupim duke u dhënë zemër e bashkuar të gjithë shqiptarët përreth klubit dhe stadiumit të qytetit.

Emri i tij tashmë është shkruar më shkronja të arta në klubin tonë.

Blazheviq në karrierën e tij ka drejtuar me shumë sukses edhe Kombëtaren e Kroacisë në Kupën e Botës në vitin 1998 ku e zuri vendin e tretë.

Në vitin 1982, Blazheviq i solli Dinamos titullin e kampionit të Jugosllavisë pas 24 vitesh pritje.

Si trajner ka punuar edhe në Zvicër, Francë, Greqi, Slloveni, Bosnje e Hercegovinë, Kinë e Iran.

Bllazheviq ishte i diagnostifikuar me kancer në prostatë në vitin 2011.

Ai vdiq dy ditë para ditëlindjes së tij të 88-të.
Me respekt, FC Prishtina

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një atmosferë fituese dhe festive mbrëmë “Forumi Shqiptar” ka…