Fc Shkupi arrin marrëveshje me Shabanin

17 qershor 2021 | 11:04

FC Shkupi vazhdon për tu përgatitur për ndeshjet e Kupave të Evropës, ndërsa drejtuesit po punojnë për të sjell edhe përforcime të reja para aventurës së katërt me radhë europiane.

Edhe pse ende nuk është bërë zyrtare, burimet e televizionit Shenja mësojnë se Shkupi ka arritur marrëveshje me futbollistin shqiptar nga Kosova, Bujar Shabanin.

Bëhet fjalë për futbollist që në fushë mbulon pjesën e mesfushës defanzive. Shabani te Shkupi vjen nga Drita, ndërsa gjatë karrierës së tij ka luajtur për Feronikelin, Skenderbeun dhe Ferizajin.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë sot në seancë…