Federata e Arteve Mikse Marciale organizon Kampionatin e Kosovës në MMA

12 qershor 2021 | 15:11

Federata e Arteve Mikse Marciale e Kosovës (FAMMK) ka konfirmuar zyrtarisht mbajtjen e Kampionatit të Kosovës në MMA për kualifikime në Kampionatin Botëror.

Të gjithë të interesuarit dhe dashamirët e arteve mikse marciale tani mund të bëhen pjesë e Kampionatit të Kosovës. Është vet faqja zyrtare e FAMMK-së që ka konfirmuar zyrtarisht nisjen e Kampionatit të Kosovës, i cili do të mbahet në Pejë më 27 qershor.

Fituesi i Kampionatit do të kualifikohet për Kampionatin Botëror që mbahet në Sofje të Bullgarisë. Kampionati i Kosovës është i hapur për të gjitha moshat. FAMMK gjithashtu ka kërkuar nga të gjithë ata që do të marrin pjesë në turne të dërgojnë një e-mail në [email protected] dhe të tregojnë sa pjesëmarrës do të marrin pjesë dhe emrin e palestrës së bashku me emrin e trajnerit.

Më pas të gjithë të interesuarit do të marrin nga një formular regjistrimi të cilin më pas do të plotësojnë dhe ta kthejnë prapë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për hir të 40 vjetorit të demonstratave të vitit 1981,…