Federata e Futbollit të Zvicrës mbështet Xhakën

30 tetor 2019 | 17:35

Federata e Futbollit e Zvicrës ka lëshuar një deklaratë lidhur me rastin e Granit Xhakës. E ardhmja e mesfushorit tek Arsenali mbetet e paqartë që prej zënkës që pati me tifozët në fundjavë.

Futbollisti shqiptar i shau tifozët e “topçinjve” në “Emirates Stadium” pasi ata i fishkëllyen me rastin e zëvendësimit në ndeshjen kundër Crystal Palaces.

Ndërkohë që trajneri Unai Emery ka dhënë disa deklarata në lidhje me situatën, nuk ka munguar edhe një deklaratë nga federata e vendit të cilin e përfaqëson futbollisti. “Jemi në kontakt me Granitin. Ne i vlerësojmë cilësitë e tij dhe rëndësinë që e shfaq për ekipin tonë përfaqësues. Si rezultat i kësaj, pozita e tij nuk do të ndryshojë”, thuhet në njoftim, citon “The Mirror”. Në ndërkohë, trajneri i Arsenalit nuk e ka sqaruar nëse do t’i merret 27-vjeçarit shiriti i kapitenit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka dënuar sulmin fizik ndaj…