Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë, Kosovën e prezanton si “Kosovo”
Si është e mundur që një Federatë e tillë e mjekëve që ka pretendime të mëdha dhe globale, të prezantojë Kosovën si “Kosovo” në kuadër të Serbisë dhe në alfabetin serb.
Aspak e habitshme kur dihet se në krye të kësaj Federate ndodhet Aurora Dollenberg e dyshuar edhe për afera të tjera. Është Elona Meta Haubrich që ka bërë denoncimin për Aurora Dollenberg, për “përvetësim” në terminologjimë juridike kupton “vjedhje”. Dhe konkretisht kjo akuzë ka shkuar në Gjykatën e Bruanschweig në Gjermani që pritet të japë vendimin.
Ky lajmërim për media i mjekes Elona Meta Haubrich është vendosur në profilin e saj më 6 Nëntor, por nuk është mediatizuar, periudhë që përkon pak a shumë me kohën kur Aurora Dollenberg hoqi dorë nga roli mbulues i pandemisë Covid 19 duke dhënë këshilla nëpër mediat e Shqipërisë e Kosovës
Dollenberg ka vënë në lajthitje shumë ekspert, pedagog të shquar, duke i angazhuar nëpër konferenca e simpoziume të ndryshme.
Vebsajti i Aurora Dollenberg pa fije turpi Kosovën në hartë e prezanton si “Kosovo” duke ju referuar shtetit të Serbisë. Ky lëshim dhe kjo prapaskenë e rrezikshme e kësaj mjekeje ka ngjallur dilema e dyshime tek publiku të cilët me vëmendje e kanë përcjellur këtë lëshim skandaloz.
Dollenberg me këtë gjest e ka fyer dhe ulur autoritetin e Kosovës dhe të kolegëve të saj sepse ajo është përgjegjëse për vebsajtin e Federatës ku ndodhet harta edhe aktualisht.
Çuditërisht rreth Dollenbeg kishte pasur edhe më herët reagime të ndryshme nga mediet në Shqipëri, pikërisht për shkak të jo korrektësisë së saj në udhëheqjen e Bordit të Federatës.
Media të ndryshme kanë shkruar për aktivitetet dhe dallaveret e shumta të Dollenberg, që nga viti 2020.
https://amfe-federation.eu/kosove/