Federata e Sportit Shkollor të Kosovës licencohet në kursin për administratorët e sportit

13 dhjetor 2022 | 15:13

Federata e Sportit Shkollor të Kosovës është bërë e teta dhe e fundit këtë vit, që është licencuar në kursin për administratorët e sportit, të organizuar nga Akademia Olimpike e Kosovës.

Dhjetëra administratorë për dy ditë mësuan për hartimin e planit strategjik të federatës dhe shoqatave të tyre të pedagogëve.

Ligjërues të kursit ishin: Drejtori i Departamentit të Sportit në Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, Ibër Alaj (MEMOS XIX), koordinatori për edukim i Akademisë Olimpike, PhD Fitim Arifi dhe ish-sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Stavri Bello, njëherit anëtar i Bordit Ekzekutiv të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG).

Ky ishte kursi i fundit këtë vit për administratorë të sportit, ndërsa të tjerët do të organizohen vitin e ardhshëm. Këtë vit, krahas sportit shkollor, janë licencuar edhe basketbolli, hendbolli, golfi, minigolfi, padeli, kajakimi dhe mundje krahu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina sonte do t’i ndez dritat për festat e fundvitit…