Federata Sindikale e PTK-së i reagon ministrit Lluka

19 dhjetor 2017 | 16:05

Federata Sindikale (FS) e Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK) ka reaguar ndaj deklaratës publike të ministrit të Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka, i cili ka thënë PTK-ja po punon me humbje, dhe që sipas tij, raportet për ndërmarrjet publike deri më sot nuk kanë shkuar asnjëherë në Kuvendin e Kosovës.

Kjo sindikatë ka vlerësuar se ministri Lluka është duke i adresuar gabimisht problemet me të cilat ballafaqohet PTK-ja.

Reagimi i plotë i Federatës Sindikale të PTK-së ndaj ministrit Lluka:

Dëshpëruese kur një ministër merret me pasojat dhe nuk merret me shkaqet. Në emisionin “Puls” mbrëmë ministri i MZhE-së, z. Valdrin Lluka kur ishte diskutimi për Postën dhe Telekomin e Kosovës (PTK) ishte komplet jashtë realitetit. Arsyen për ketë mundemi vetëm ta hamendësojmë por ne besojmë në dy arsye ose ministri nuk është i informuar drejt ose e bën në shërbim të ndonjë qëllimi që ne nuk po e kuptojmë.

Megjithë insistimin tonë disa herë ministri i nderuar nuk e pa te udhës të takohet me përfaqësuesit e punëtorëve në mënyrë që të ketë një pasqyrë më të çartë dhe reale.

Ja bëjmë me dije ministrit se kryeministri Haradinaj ka zhvilluar takim vetëm me sindikatën dhe pastaj së bashku me menaxhmentin dhe sindikatën ku është konstatuar gjendja jo e mirë e trashëguar për shkak të keqqeverisjes dhe keqmenaxhimit të ndërmarrjes dhe jemi akorduar për hapat të cilët duhet të ndërmerren secila palë brenda kompetencave të veta, ku është premtuar një takim i përbashkët i menaxhmentit, i Qeverisë dhe me pjesëmarrje të Sindikatës.

Tani deklaratat e ministrit bien ndesh me ato që ne i thamë më herët dhe krijojnë konfuzion, paqartësi tek punëtoret. Vetvetiu ngritët pyetja nga ana e jonë, a është zotëri ministër i të njëjtës qeveri (Qeverisë Haradinaj)?.
Ministër qysh as një herë nuk po ta zënë goja që Posta dhe Telekomi i Kosovës i kanë dhenë 480 milionë euro dividendë, a keni hulumtuar ministër ka kanë shkuar këto mjete dhe ka janë zhvatur?

Ministër shumë konstatime që i the edhe nëse qëndrojnë zgjidhjet që ju i dhatë në emision janë naive, por ju bëjë me dije se gjendjen që e paraqitet konkretisht për Telekomin nuk qëndrojnë?
Ministër a ke pyetur menaxhmentin që ju jeni takuar pse është kjo gjendje ne Telekomin e Kosovës dhe çfarë përgjigje keni marrë?

Ministër para se të merreni me punëtorët a e keni pyetur menaxhmentin për kontratat e dëmshme, në veçanti “Z- Mobile”, Kontrata me “Amdoks” dhe shumë e shumë të tjera?

Ministër a e keni pyetur para ardhësin e juaj pse kompania e jonë është që një vit pa bord udhëheqës? Ministër ke kërkuar nga vartësit tuaj performancë për punën që e bëjnë në Telekomin e Kosovës?
Ministër a e keni shqyrtuar punën e bordit të famshëm dhjetëvjeçar në krye me Rexhë Gjonbalaj dhe stafin e tij, demet kapitale që i ka shkaktuar ndërmarrjes me profitabile ne vend ?

Ministër a e ke pyetur Paraardhësin tuaj pse i ka shfrytëzuar dhe ju tani i shfrytëzoni po të njëjtat shërbime të operatorit (049 xxx xxx) kurse jeni me obliguar me ligj nga MAP të shfrytëzoni shërbimet e Telekomit te Kosovës kurse paguani nga parat e po kësaj kompanie ato shërbime, është për të ardhur keq që ju jeni dikasteri kryesor i Telekomit te Kosovës dhe kërkoni ndryshime, kurse ju jeni ata që punoni në kundërshtim me politikat e MZhE-së dhe MAP-it?

Ministër pyetjet të cilat ju parashtruam më lartë janë vetëm disa nga shumë e shumë shqetësime të arsyeshme dhe faktike të cilat ende nuk ju ka dhënë përgjigje askush deri me sot duke filluar nga paraardhësit e juaj e deri tek ju sepse në Telekomin e Kosovës ka një male me parregullsi nga bordet politike dhe menaxhmentet e kaluar e deri me sot?

Ministër pasi që jeni shumë i nxënë me agjendë dhe nuk keni gjetur kohë për takime po ju bëjmë me dije së Federata Sindikale e Pavarur e Postës dhe Telekomit të Kosovës në bashkëpunim me partnerët e saj sindikal dhe punëtorët do të merr masa dhe nuk do të lejoj që për qefin tuaj dhe kënaqësinë e atyre që e kanë dëmtuar qëllimshëm dhe shkatërrimet e vazhdueshme dhjetëvjeçare që i janë bërë Postës dhe Telekomit nga individ dhe grupe klanore për përfitime të veta dhe të jashtëligjshme ju zotëri ministër dhe askush tjetër nuk do të mund që t’i pastroni grupet klanore duke ia faturuar këto dëme punëtorëve të Postës dhe Telekomit të Kosovës.

Ne nuk do të lejojmë të ndodhë kjo sepse ne kemi bërë apele publike në vazhdimësi në të gjitha instancat qeverisëse, juridike dhe sociale për ta parandaluar të keqen që i kanë shkaktuar individ dhe grupe të caktuara, por shpresojmë se kryeministri i juaj dhe i yni do ta mbaj fjalën e dhënë në publikë për një strategji dalëse zhvillimore dhe jo me metoda bllokues siç kanë vepruar prej vitit 2008 e deri me sot ?
Ministër zhvillo institucionin, godite krimin dhe korrupsionin dhe mos i goditë punëtorët, mbroje pasurinë publike!!!

Ju bëjmë me dije se ne kemi vullnetin e bashkëpunimit të cilën edhe e kemi shprehur në vazhdimësi, por në qoftë se vazhdoni me politika injoruese dhe goditëse ndaj punëtorëve ne do t’i shfrytëzojmë të drejtat sindikale të garantuara me ligj për veprimtari sindikale siç janë:

• Protestat,
• Grevat paralajmëruese dhe
• Grevat e përgjithshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhur me rastin e fundit të KB Bashkimi me mos…