Federata Zvicerane e Futbollit: Nuk e kemi ndaluar shqiponjën, kemi respekt për flamurin shqiptar

27 shtator 2022 | 11:45

“Assesi nuk bëhet fjalë për ndalimin e mbajtjes së simbolit të shqiponjës. Ne kemi respekt për flamurin shqiptar, për popullin shqiptar, për të gjithë komunitetin shqiptar në Zvicër dhe njerëzit që përfaqësojnë Shqipërinë në mbarë botën…” kështu ka thënë sot për gazetën zvicerane në shqip Le Canton27.ch, Adrian Arnold, shef për media ne  FFS duke u përgjigjur  zhurmës së disa mediave, sipas të cilave “Zvicra paska ndalur simbolin e shqiponjës në vendin tonë para botërorit”.

“Zvicra ndalon shqiponjën shqiptare”, “Federata Zvicerane e Futbollit vendosi t’u ndalojë lojtarëve me origjinë shqiptare”, “Zvicra ndalon Xhakën dhe Shaqirin të festojnë me shqiponjën”,, “Zvicra ua ndalon shqiptarëve festimin me shqiponjë në Botëror”… janë këta vetëm disa tituj ne disa media albannofone në Zvicër dhe ne ato shqiptare ne Ballkan që i hasem ditëve të fundit. Por zyrtaret e Federatës së Futbollit në Zvicër (FFS) mendojnë ndryshe dhe për gazetën zvicerane Le Canton27.ch e kanë demantuar. Lajmi me titujt bombastik se “Zvicra kishte ndaluar shqiponjën” bëri jehonë edhe në mediat serbe, i cili i ishte top news në Serbi.

FFS: Nuk bëhet fjalë për ndalimin e mbajtjes së simbolit të shqiponjës

Zyrtaret e FFS e dëshmojnë edhe me intervistën e fundit  të Pierluigi Tami, menaxherin e kombëtares, i cili kishte folur për atë nëse sporti dhe politika duhet të ndahen apo jo.

Sipas Adrian Arnold, shef për media ne  FFS “Drejtori ynë i shpjegoi qarte se është në strategjinë e Federatës Zvicerane të Futbollit që të dëshirojë të ndajë qartë sportin dhe politikën në fushë. Që ne duam të jetojmë vlera të tilla si toleranca, respekti dhe solidariteti – mes nesh dhe ndaj të gjithëve”.

Në vazhdim drejtori i Federatës se Futbollit e ri konfirmon se Zvicra (FFS) “Nuk duhet të ketë – në çdo ndeshje – asnjë fjalë, asnjë gjest apo, në përgjithësi, ndonjë sjellje në fushë që provokon ndjeshmëri të tjera, qofshin ato fetare, politike apo seksuale”. Pra siç po shihet nuk behet fjale këtu për shqiponjën shqiptare!

“Prandaj nuk bëhet fjalë për ndalimin e mbajtjes së simbolit të shqiponjës. E vetmja gjë që ne aspirojmë është ndarja e politikës nga sporti në fushë. Ne kemi respekt për flamurin shqiptar, për popullin shqiptar, për të gjithë komunitetin shqiptar në Zvicër dhe njerëzit që përfaqësojnë Shqipërinë në mbarë botën…” (Donc pas question d’interdire de porter le symbole de l’aigle. La seule chose à laquelle nous aspirons est la séparation de la politique et du sport sur le terrain. Nous avons du respect pour le drapeau albanais, pour le peuple albanais, pour toutes la communauté albanaise en Suisse) ka thënë për gazetën zvicerane Le Canton27.ch z. Adrian Arnold, shef për media në FFS.

Pra siç po shihet, sipas autoriteteve zvicerane, titujt e javës së kaluar në disa portale ishin për fat të keq të gabuar dhe “hasmuan” kot zviceranët dhe shqiptarët, përkundër raporteve të shkëlqyeshme miqësore.

Selektori i Zvicrës, Murat Yakin për gazetën zvicerane në shqip Le Canton27.ch, ka thënë se me futbollistët me origjinë shqiptare kemi raporte të shkëlqyeshme. Si në fushën e  gjelbër ashtu edhe në jetën private te lojtarët tanë janë shembull për ekipet tjera për nga toleranca dhe bashkëpunimi.

Le Canton27.ch: Çfarë dini për Kosovën, Shqipërinë për shqiptarët në përgjithësi… A keni miq shqiptarë? A keni vizituar ndonjëherë këto rajone?

Murat Yakin: Për Kosovën, unë nuk e di, por unë do të doja të shkoj, sepse unë kam shumë miq shqiptarë dhe kosovarë, të cilat janë nga kjo prejardhje. Dhe në karrierën time kam pasur gjithmonë lojtarë me origjinë shqiptare. Ne e dimë se do të ketë shumë spektatorë me origjinë shqiptare dhe bleva 70 bileta për miqtë e mi dhe 90% e këtyre miqve janë me origjinë shqiptare!

Unë vetëm kam përvoja të mira me lojtarët me origjinë shqiptare. Ata janë të gatshëm të integrohen, të përshtaten me sistemin. Ata kanë shumë disiplinë, mirënjohjes dhe shpesh më falënderojnë për atë që ata mësoje. Ata gjithashtu punojnë shumë dhe janë të uritur për suksese. Ata shpesh nuk mund të kenë të njëjtat burime financiare në vendlindje nga familjet e tyre, por këtu ne Zvicër ndiejmë dëshirën për të arritur suksese në futboll. Në komunitetin e futbollit është shumë i rëndësishëm dhe shohim se ata duan të kenë sukses në këto rrethana. Kam vërejtur se ata janë shumë ambiciozë dhe kanë një dëshirë për të mbajtur së bashku në ekip. Ky mentalitet është diçka shumë e ndryshme nga kombet e tjera. Ky është një shembull i mire i integrimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kejvina Kthella është një modelet më të ndjekura dhe të…