Federer: Ndihem sikur jam 10 vjet më i ri

31 maj 2018 | 11:41

Pavarësisht se është 36-vjeçar dhe drejt fundit të karrierës, tenisti zviceran Roger Federer ka deklaruar se ndihet ende i ri, në formë dhe gati për t’u rikthyer në fushë pas pushimeve që po kalon.

Numri dy në botë vendosi që edhe këtë vit të mos luajë në fushat me dhè, për t’u rikthyer në sipërfaqen e tij të preferuar, atë me bar, ku do të tentojë të triumfojë në grand slemin e Wimbledonit.

Fituesi i 20 grand slemeve dhe 97 turneve në karrierën e tij mezi po pret të duelojë sërish për titull. “Ndihem në formë dhe i ri, sikur kam vetëm 5-6 vjet që luaj tenis. Koha fluturon për të gjithë dhe jam argëtuar shumë në këta 20 vjet që luaj tenis, por ndihem njësoj si para 20 vjetësh. Por e di që jam 36 vjeç, edhe pse do të doja të kisha mundësi të luaja më shumë”, ka thënë Federeri për mediet zvicerane.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar propozim-vendimin e Qeverisë…