Federeri e konfirmon mungesën në Australian Open dhe Wimbledon

17 nëntor 2021 | 12:35

Roger Federer thotë se ka pak gjasa se do të luajë në Wimbledon vitin e ardhshëm dhe konfirmoi se do të mungojë në Australian Open sepse është duke u riaftësuar nga lëndimi.

20 herë kampioni i grand slameve nuk ka luajtur tenis që prej humbjes në çerekfinale të Wimbledonit në korrik dhe pas disa operacioneve në gju. Legjenda zvicerane tha për Le Matin se nuk pret të kthehet për të garuar deri në verën e ardhshme.

“Do të befasohesha tej mase nëse do të mund të luaja në Wimbledon. Do të jem në gjendje ta rifilloj vrapimin lehtësisht në janar dhe rifillimin e seancave stërvitore në fushë me mbështetje në mars apo prill”, ka thënë Federer.

“Prandaj vlerësoj se rikthimi im do të ndodhë në verën e vitit 2022”, nënvizoi 40-vjeçari. Grand slami i Wimbledonit 2022 nis më 27 qershor.

Federeri ka deklaruar se është i vendosur të rikthehet në nivel të lartë dhe të pensionohet sipas kushteve të tij. “Synimi im është të shoh se çfarë jam në gjendje të bëj për herë të fundit. Dua të them lamtumirë në mënyrën time dhe në fushën e tenisit. Prandaj po bëj gjithçka për t’u shëruar”, ka shtuar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë…