Federeri për herë të tetë triumfon në Wimbledon

31 dhjetor 2017 | 09:53

Roger Federeri është bërë tenisti i parë që e fiton tetë herë turneun e madh të tenisit, Wimbledon, duke i kaluar Pete Samprasin dhe William Renshawn, që kishin fituar nga shtatë.

Me këtë rast ai e ngrehu në 19 numrin e Grand Slamave, me triumfin që e arriti në finale ndaj kroatit Marin Ciliq, i cili pësoi lëndim në setin e dytë dhe me këtë rast shpërtheu në lot. Zvicerani fitoi me lehtësi 3:0 në sete, 6-3, 6-1 e 6-4, duke e përmbyllur këtë turne prestigjioz në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi nuk e ka humbur asnjë set gjatë tërë turneut. 35-vjeçari e mbylli çështjen e fituesit për një orë e 41 minuta, për ta fituar Wimbledonin e parë që nga viti 2012. Ai bëhet tenisti më i vjetër në histori që e fiton titullin në Wimbledon.

Në konkurrencën e femrave, Gabrine Muguruza u bë spanjollja e parë që e fiton Wimbledonin, pasi në finale e mposhti amerikanen Venus Willims 2:0 në sete, 7-5 e 6-0.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Boksieri nga Juniku, Haxhi Krasniqi, ka pësuar humbje përballë…