FEHMI LLADROVCI SHQIPTARI QË MË SË SHUMTI I KA PËRNGJARË SKËNDERBEUT

22 shtator 2021 | 22:21

Dr.sc. Lulzim Nika

Sot në 23 vjetori i rënies së heronjve Fehmi e Xhevë Lladrovci dhe dëshmorëve tjerë të rënë në këtë ditë.

Pak fjalë për ideologun e UÇK-së, heroin Fehmi Lladrovci.

Një djalë i ri, shumë ambicioz, shkoi për të studiuar shkencat teknike në Universitetin e Zagrebit, ku bashkë me rriten e tij djaloshare, atë po e ndiqte edhe hija e rëndë e robërisë.

I pjekur me aktivitetin antijugosllav, do të zbulohej dhe në burgjet ku dergjeshin mijëra atdhetar, heroi Fehmi Lladrovci do të fuqizohej si karakter, si luftëtar dhe ideolog për çlirim. Vrullin e tij, më së miri e përshkruan legjenda e atdhetarizmit, Adem Demaçi i cili thoshte për heroin Fehmi Lladrovci se “është zharavë, zharavë”. Epitet të cilin do ta arsyetoj deri në momentin e fundit të jetës së tij.

Marrëdhëniet e UÇK-së me faktorin politik dhe diplomatik të jashtëm dhe të brendshëm, përfshirë edhe shtetin shqiptar, ishin me plotë sfida dhe tejet të vështira në legjitimitetin e profilizimit politik dhe ushtarak të saj.

Në Maj vitit 1998, plot 23 vjet më parë, Fehmi Lladrovci, pas Epopesë së Jasharajve, ishte njeriu i parë që në stacionet televizive botërore, me ndikim global siç është BBC, mbrojti vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai me një diplomaci të mençur, paraqiti hapur orientimin politik e kombëtar, duke u deklaruar: “Do ta kisha për nder ta japë jetën për lirinë e Kosovës”, në një kohë të rëndë të konsolidimit të një politike të qartë dhe të qëndrueshme me kërkesat legjitime për liri të shqiptarëve të Kosovës.

Para opinionit ndërkombëtar paraqitet njeriu i parë i ngarkuar nga Lëvizja për organizimin e luftës së armatosur për çlirimin e Kosovës që nga viti 1984.

Një kthesë e madhe dhe shumë domethënëse për opinionin ndërkombëtar e diplomatik ishte intervista e tij, si diplomat, ideolog dhe strateg i UÇK-së, dhënë BBC-së. Përveç daljes pa maskë, ai do të njofton opinionin ndërkombëtar me argumente se qëllimi jonë nuk është lufta, por ajo na është imponuar nga regjimi fashist serb. Në këtë intervistë dhënë BBC-së, në mënyrë të argumentuar do t’i demaskoj edhe disa qarqe antishqiptare, që bënin përpjekje për t’i dhënë luftës për liri një kahje tjetër.

“Lufta jonë për liri nuk është kundër popullsisë civile serbe, por kundër mekanizmave ushtarako-policor serb, që po bënin masakra kundër popullsisë shqiptare”, thoshte Fehmi Lladrovci.

Në mënyrë të argumentuar, sqaron para opinionit ndërkombëtar se asnjë veprim i UÇK-së, nuk ishte ndërmarrë kundër popullsisë civile serbe. Intervista e Fehmi Lladrovcit dhënë BBC-së, në bazë të analizave dhe dokumenteve të kohës, shihet se imazhi për dhe rreth UÇK-së kishte ndryshuar në qarqet diplomatike ndërkombëtare dhe ishte vlerësuar, si strukturë e organizuar që në përbërjen e saj ka edhe persona që kanë studiuar në Universitetet liberale jugosllave (kështu e quanin Universitetin e Zagrebit, ku kishte edhe studiuar Fehmiu).

Këto të dhëna i dëshmojnë edhe dokumentet tjera arkivore e diplomatike të kohës. Vlen të citohet edhe një opinion interesant dhe i bazuar në pamje, i gazetarit të BBC-së, David Loyd i cili për Fehmi Lladrovcin thotë: “Ai ka qenë shqiptari që më se shumti i ka përngjarë Skënderbeut. I njëjti vështrim që e ka heroi i juaj, mollëzat e hequra, ashpërsi dhe burrëri në shikimin e Tij…”.

Autori është drejtor në SHMP “Fehmi Lladrovci” Drenas

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari Parim Olluri ka folur për garën për kryetar të…