FEHMIU E XHEVA TË PASHEMBULLT NË HISTORI

22 shtator 2020 | 21:21

Ismet Sylejmani

Sot është 22 Shtator 2020!

Dikur jo shumë larg, më 22 Shtator të vitit 1998, 22 vite më përpara, është dita kur ndalet së rrahuri zemra e Komandantit lavdimadh, Heroit të Kombit, Gjeneral Fehmi Lladrovci i cili bashkë me shoqen e jetës e bashkëluftëtaren Heroinë Xheven, ranë heroikisht në fushë të nderit dhe shkruan histori të panjohur deri atëherë në luftërat për liri e çlirim të popullit shqiptar!

Atdhetari e luftetari i madh i Atdheut, Udhëheqësi i famshëm Fehmi Lladrovci ishte njëri prej drejtuesve më të spikatur të luftës së pupullit shqiptar në ish-Jugosllavi, për liri e çlirim nga Serbia pushtuese!

Lëvizja Popullore e Kosovës, themeluesja e UÇK-së, Fehmi Lladrovcin e kishte njërin prej udhëheqësve të saj më besnik, më të vendosur e më të rëndësishëm!

UÇK-ja Gjeneral Fehmiun e kishte njërin prej komandanteve më të mëdhenj e më të lavdishëm!

Fronti i luftës së armatosur të UÇK-së, për liri e çlirim nga Serbia pushtuese, te Fehmiu e Xheva ka pasur dalëzotësit e betuar!

Përvjetorët për Gjeneral Fehmiun e bashkëluftëtaren e Tij, Heroinë Xheven, janë datat e mëdha të nderimit masiv e përuljes popullore!

Lavdi Heroit të Kombit Fehmi Lladrovci dhe Heroinës së Kombit Xheva Krasniqi- Lladrovci!
Lavdi të rënëve për liri!

Prishtinë, 22 Shtator 2020!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nisma Socialdemokrate sot ka mbajtur mbledhjen e radhës me anëtarët…