Fejohen Rooney dhe Joaquin?

30 maj 2019 | 11:18

A janë fejuar Rooney Mara dhe Joaquin Phoenix? Aktorja 34-vjeçare ndezi dyshime të fejesës pasi është parë me një unazë me diamante në gishtin e unazës së dorës së majtë teksa po blinte disa gjëra ushqimore në Los Anxhelos.

Po ashtu, pas disa ditësh, Rooney dhe aktori 44-vjeçar u panë së bashku në një kurs karateje ku ajo, po ashtu, e kishte unazën në dorë.

Ky çift janë lidhur që nga viti 2016, atëherë kur po punonin në filmin “Mary Magdalene”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Botërori 2019 te Formula 1 po humbet rivalitetin, teksa Mercedesi…