Fejohet modeluesja e njohur e ‘Victoria’s Secret’

28 nëntor 2018 | 15:32

Josephine Skriver është fejuar me Alexander DeLeon. “Unë i thashë po. Jam fejuar”, ka shkruar në “Instagram” modeluesja e ‘Victoria’s Secret’. Ajo ka treguar se ishte një natë e ftohtë e nëntorit.

“Alex më shëtiti nëpër rrugët e Finlandës për t’i parë dritat. Kur ai u ul në gjunjë dhe më kërkoi që të isha përgjithmonë me të. Nuk kam qenë kurrë më e sigurt për ndonjë gjë në jetën time. Përralla ime është bërë e vërtetë. Shpirti im binjak. Miku më i mirë. Dashuria e jetës sime. Pra, sigurisht ishin një milion Po”, ka shkruar Skriver.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të 1/16 së…