89-shi eliminoi Llapin, kualifikohen Feronikeli dhe Drita

28 nëntor 2018 | 15:29

Sot janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të 1/16 së finales së Digitalb Kupës së Kosovës.

Trepça ‘89 ka shënuar fitore në duel me Llapin në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Riza Lushta”, me rezultat 2-0, duke kaluar tutje me meritë. Mitrovicasit kaluan në epërsi në minutën e 18-të, kur Djibril Diwara pasi iu shmang një mbrojtësi të llapjanëve me gjuajtje përtokë e mposhti portierin Afrim Ademi. Ndërkohë, fitoren e ‘minatorëve’ e vulosi Muharrem Jashari, në minutat e kohës shtesë, me gjuajtje të fortë nga brendësia e zonës.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër e cila u zhvillua në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, Feronikeli e mposhti Trepçën, me rezultat 2-1. Të dy golat skuadra nga Drenasi i shënoi në pjesën e parë. Fillimisht realizoi Lapidar Lladrovci, në minutën e 22-të, derisa epërsinë e shtoi Astrit Fazliu, në minutën e 40-të. Ndërkaq, vendasit e ngushtuan epërsinë në minutën e 83-të falë autogolit të Lapidar Lladrovcit, por në minutat e mbetura nuk patën forcë për të ndryshuar epilogun e ndeshjes.

Ndërkohë, në ndeshjen e fundit të ditës së sotme Drita arriti të kalojë tutje vetëm pas penalltive, duke  e mposhtur Vitinë 1-3. Ndeshja në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve u mbyll baras 1-1.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rexhep Qosja Ideja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe…