Agim Ademi uron Afrim Osmanajn për zgjedhjen në krye të Federatës së Futbollit Shqiptar në Gjermani
Presidenti i Federata e Futbollit e Kosovës, Agim Ademi, ka uruar Afrim Osmanaj për zgjedhjen e tij në krye të Federata e Futbollit Shqiptar në Gjermani.
Në Kuvendin Zgjedhor të mbajtur në Ludwigsburg, Osmanaj mori besimin e shumicës së delegatëve, duke triumfuar në garën për postin e kryetarit ndaj kandidatëve Arben Kelmendi dhe Bujar Neziri.
Përmes një postimi publik, Ademi i uroi Osmanajt suksese në mandatin e ri, duke shprehur besimin se vizioni dhe planprogrami i tij do ta avancojnë edhe më tej federatën gjatë katër viteve të ardhshme.
Postimi i tij në ‘Facebook’:
Urime Afrim Osmanajt për zgjedhjen kryetar i ri i Federatës së Futbollit Shqiptar në Gjermani.
Në Kuvendin Zgjedhor të mbajtur në Ludwigsburg, ai mori besimin e shumicës së delegatëve, duke fituar në garë me Arben Kelmendin dhe Bujar Nezirin.
I uroj shumë suksese në këtë detyrë të rëndësishme, me besimin se vizioni dhe planprogrami i tij do ta avancojnë edhe më tej FFSHGJ-në gjatë katër viteve të ardhshme.
Njëkohësisht, shpreh vlerësimin tim edhe për dy kandidatët e tjerë për korrektësinë e garës, si dhe angazhimin dhe kontributin e vazhdueshëm në zhvillimin e futbollit shqiptar në Gjermani.
Urime edhe të gjithë delegatëve dhe strukturave të federatës për organizimin e një kuvendi dinjitoz.
Bashkë do të vazhdojmë të punojmë për forcimin dhe zhvillimin e futbollit mbarëkombëtar kudo që ndodhen shqiptarët. ⚽🇽🇰



