Felixi, afër largimit nga Atletico
07 dhjetor 2021
| 11:35
Sulmuesi Joao Felix mund të largohet nga Atletico Madridi.
Ylli portugez është i pakënaqur me situatën aktuale te ‘Rojiblancos’. Diario AS, raporton se nëse Atletico dështojnë të kualifikohen tutje në Ligën e Kampionëve, Felix mund të kërkojë largimin.
Ai ka kontratë me Atletico Madridin deri në vitin 2019, për rreth 120 milionë euro, dhe ai bëri shumë mirë këtë sezon. Përkundër paraqitjeve të mira individuale, arritjet me grupin duket se nuk janë të kënaqshme mjaftueshëm për portugezin.



