Fëmijës 6-muajsh i ndryshohet ngjyra e syve pasi merr ilaçin anti-COVID

06 shtator 2023 | 08:18

Një djalë 6 muajsh që iu dha një ilaç antiviral për trajtimin e COVID-19 pati një reagim të çuditshëm – sytë e tij kafe e errët u bën blu e të ndezur.

Fëmijës nga Tajlanda iu dha favipiravir, një trajtim që përdoret për grip dhe Ebola, e që u përdor edhe si terapi për COVID në disa pjesë të Azisë dhe Evropës gjatë pandemisë, por që nuk u aprovua kurrë në ShBA.

Mjekët që e trajtuan fëmijën thanë se ilaçi lëshoi një kimikat fluoreshent që u grumbullua në sytë e tij, shkroi DailyMail.

Sytë e djalit ndryshuan nuancën 18 orë pasi mori trajtimin, por u rikthyen në ngjyrën e tyre natyrale pesë ditë pas ndërprerjes së ilaçit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e shënimit të njëzet e katër vjetorit të…