Fëmijët e Berlusconit duan të shesin një pjesë të madhe të pronave të tij

12 dhjetor 2023 | 08:17

Sipas shtypit italian, pesë fëmijët e Silvio Berlusconit duan të shesin një pjesë të madhe të pasurive të paluajtshme të ish-kryeministrit italian, i cili vdiq qershorin e kaluar.

Më në detaje, gazeta La Repubblica shkruan se në fazën e parë trashëgimtarët e “Cavaliere” dëshirojnë të shesin vilën Certosa, e cila ndodhet në Porto Rotondo të Sardenjës dhe sipas shumë vlerësimeve kap vlerën e 260 milionë eurove.

Ai e kishte blerë këtë pallat në vitin 1998 ku ndër të tjera kishin kaluar një pjesë të pushimeve verore ish-kryeministri britanik Tony Blair, presidenti rus Vladimir Putin dhe ish-kryeministri çek Mirek Topolanek.

“Në këtë vilë me vullkane artificiale dhe pishina, organizoheshin festa me shampanjë të bollshme, të cilat zgjatën deri në agim”, shkruan gazeta.

Në total, pallatet e trashëguara nga fëmijët e manjatit dhe politikanit italian llogariten të kapin vlerën e rreth 800 milionë eurove. Ndër më mbresëlënësit është “Villa Grande”, në rrugën historike Apiane në Romë, ku jetoi prej shumë vitesh regjisori i njohur Franco Zeffirelli. Në kopshtin e saj dhe në katin e parë të godinës u zhvilluan shumë takime vendimtare të drejtuesve të qendrës së djathtë italiane.

Pronat e “Cavaliere” përfshijnë gjithashtu një rezidencë luksoze që ndodhet në ishullin e vogël Lampedusa, në jug të Siçilisë, si dhe dhjetëra apartamente të mëdha në zona të shtrenjta të Milanos.

Sipas gazetës, e vetmja gjë e sigurt është se vila Arcore prej 3500 metrash katrorë, ku Berlusconi kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij, nuk do të shitet në asnjë rrethanë./abcnews

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Haxhi Shala, është…