Fenerbahçe kërkon 20 milionë euro për Muriqin

07 prill 2020 | 22:51

Fenerbahçe duket se ka vendosur që në këtë verë ta shesë Vedat Muriqin. Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës po tregon formë të lartë në këtë edicion te skuadra turke dhe shumë skuadra i duan shërbimet e tij.

Sipas asaj që raporton “Fotomac”, skuadra nga Superliga e Turqisë është në dijeni për interesimin e madh të klubeve evropiane dhe i ka caktuar çmimin prizrenasit.

Skuadra turke po kërkon 20 milionë euro nga shitja e kartonit të 25-vjeçarit, derisa në garë për të janë Tottenham Hotspuri, Lazio dhe Napoli. “Spurs” ka kohë që e duan transferimin e Muriqit, pasi Jose Mourinho e admiron shpirtin luftarak të tij.

Së fundmi në garë për reprezentuesi tonë janë futur edhe dy skuadrat nga Serie A, derisa bomberi nga Prizreni ende nuk ka vendosur. Muriqi deri më tani në këtë sezon ka shënuar 13 gola në 25 paraqitje në ligën turke, e që pritet të ndërrojë ambient në këtë verë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka…