Ferati nënshkruan kontratat për subvencionimin e klubeve sportive në Istog

14 nëntor 2022 | 16:17

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati bashkë me përfaqësuesit e organizatave dhe klubeve sportive të Komunës së Istogut, ka nënshkruar kontratat për subvencionimin e këtyre klubeve.

“Nën qeverisjen tonë Rinia, Sporti dhe Kultura do të kenë mbështetje të vazhdueshme për aktivitet kulturore e sportive”, ka thënë kryetari Ferati, ai poashtu uroi përfituesit e subvencioneve gjersa i uroj edhe për suksese të reja gjatë viteve të ardhshme.

Përfaqësuesit e klubeve sportive kanë falënderuar kryetarin Ferati për përkrahjen, duke theksuar që kjo është edhe një ndihmesë shtesë që po ju bëhet klubeve sportive në Istog.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës U19 në konkurrencën e vajzave ka pësuar…