Ferizaj befason Drenicën

02 dhjetor 2019 | 15:12

Skuadra e Ferizajt ka marrë tri pikë shumë të rëndësishme në ndeshjen ndaj Drenicë, pasi shënoi fitore 0-2.

Pakkush e kishte pritur që djelmoshat e drejtuar nga trajneri Bekim Isufi të marrin fitore në stadiumin “Bajram Aliu”, por angazhimi deh dëshira e madhe për fitore në fund u shpërblye.

Dy golat e fitores për ekipin e Ferizajt i shënoi Dardan Çerkini në pjesën e parë, Drenica në anën tjetër kishte disa raste shënimi por që nuk arriti t’i konkretizoi.

Drenica sezonin vjeshtor e mbylli në vendin e gjashtë me 24 pikë, kurse Ferizaj në vendin e dhjetë me 18 pikë.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Bebe Rexha ka mbërritur…